>
LETERSISHQIP
Anjeza Mitaj

8 Marsi

Aty ku ndjenja nis dhe s’din të mbarojë...
Një ndjenjë që të mbush me fat dhe ngrohtësi, që të mëson dashurinë dhe shpresën më të sinqertë.
Dhe pikërisht kjo ndjenjë nis tek nëna.
Nëna që na përqafoi për herë të parë, me duar të buta dhe zemër të madhe, që na dhuroi ngrohtësinë më të pastër.
Ajo që na solli në jetë me mijëra vështirësi, vetëm për dashurinë e pakufishme që kishte për ne.

Të kesh nënën është si të mbash në zemër një copë parajsë; dhurata më e bukur që të ka dhënë Zoti.
Përqafimi dhe zëri i saj janë strehë e qetësi, që duhet t’i mbajmë gjithmonë pranë.
Sado të rritemi, tek nëna mbetemi gjithmonë fëmijë që kanë nevojë për përkujdesje dhe ngushëllim.

A ka zemër më të butë dhe më të dhembshur se zemra e nënës?
Askush nuk do na dojë kurrë si ajo.
Jemi me fat që i kemi nënat — heroinat tona, që luftuan pa pushim për ne, që sakrifikuan çdo ditë për lumturinë tonë.

Edhe ditët më të ftohta nuk ndihen kur ajo është pranë; shtëpia ngrohet dhe zemra qetësohet vetëm me praninë e saj.

Nëna e dashur, je forca jonë, drita që ndriçon rrugën tonë dhe arsyeja e çdo buzëqeshjeje.
Gëzuar 8 Marsin dhe çdo ditë që na dhuron praninë tënde!