Anjeza Mitaj
Shpirti Që S’rresht Me Jetue
N’heshtje rrin nji shpirt i ngrimë,
Që flet me yje, po s’ndëgjohet,
Nji fjalë që kurrë s’u tha ma mirë,
Se fjala e zemrës që harrohet.
Por zemra jeme s’asht gur i mprehtë,
As hije rruge që harrohet shpejt,
Ajo mban dhimbjen si thesar t’msheftë,
E shndërron n’poezi çdo vdekje t’lehtë.
Nji prekje e fundit mbi ballë si erë,
Kam me ndje kur shpirti don me shkue,
E n’dritën e fundit, si rreze n’verë,
Kam me u zhveshë prej plagëve shkaktue.
Po para se nata m’i mshelë sytë,
Kam me dashtë fort, e me heshtë ma shumë,
Se jeta s’asht tjetër veçse pak frymë,
Nji shteg që shpien n’fund t’andrrës pa gjumë.
Po prap ajo ringjallet, çdo ditë pa za,
Me flakë n’krahnor që kurrë nuk u shue,
Se shpirti i madh, nuk vdes me nji plagë
Ai digjet vetë, po s’rresht me jetue.
Që flet me yje, po s’ndëgjohet,
Nji fjalë që kurrë s’u tha ma mirë,
Se fjala e zemrës që harrohet.
Por zemra jeme s’asht gur i mprehtë,
As hije rruge që harrohet shpejt,
Ajo mban dhimbjen si thesar t’msheftë,
E shndërron n’poezi çdo vdekje t’lehtë.
Nji prekje e fundit mbi ballë si erë,
Kam me ndje kur shpirti don me shkue,
E n’dritën e fundit, si rreze n’verë,
Kam me u zhveshë prej plagëve shkaktue.
Po para se nata m’i mshelë sytë,
Kam me dashtë fort, e me heshtë ma shumë,
Se jeta s’asht tjetër veçse pak frymë,
Nji shteg që shpien n’fund t’andrrës pa gjumë.
Po prap ajo ringjallet, çdo ditë pa za,
Me flakë n’krahnor që kurrë nuk u shue,
Se shpirti i madh, nuk vdes me nji plagë
Ai digjet vetë, po s’rresht me jetue.
Komente 0