>
LETERSISHQIP
Anjeza Mitaj

Koha S’fal

Koha ik’ e s’rri për kerkah,
As nuk pyet pse rri me vakt,
Ajo t’kqyr, po kurrë s’të flet,
Veç merr me vete çka s’pret.

I merr premtimet, fjalët bosh,
I mbulon ditët e ftohta që s’ngrosh,
Çka s’ke dashtë me e lanë kurrë,
Koha e shkel pa mëshirë, me vrull.

Na vjen me ikë, po ne rrimë pa thanë,
Na pret me folë, po mbesim n’anë,
Se koha s’fal për heshtjen tonë
E as për zemrën që fal vonë.

Prandaj, kur ndjen, mos rri pa za,
Mos e le shpirtin me u ba akull,
Se koha ik’ me gjithçka ka,
E s’kthehet mo… veç kujtime avull.