>
LETERSISHQIP
Anjeza Mitaj

Duaje Veten

Duaje, kur zemra thyhet ngadalë,
Kur shpirti për ndihmë kërkon,
Kur jeta të godet si det me valë,
Dhe frika brenda të pushton.

Duaje, kur jeta merr tjetër rrjedhë,
E udhët të bllokohen shpesh;
Kur dështon, duaje edhe atëherë,
Se vetëm hijen tënde do kesh.

Duaje veten, kur brenda je shkret;
Mos i fik shpresat — ëndërro!
Kur çdo kush pas shpine të vret,
Lufto fort, mos u dorëzo.