Anjeza Mitaj
Mesazhi I Së T’ardhmes
N’nji zarf t’bardhë, nji letër pashë,
Prej t ardhmes, që s’e njoh tash.
M’kishte shkrue butë, me bojë që s’shuhet
“Mos prit nji fat që për ty s’shkruehet.”
Thojke: “Koha s’pret, ikën me vrap,
Kape veten, kur bota t’ban zap.
Mos rri në dritare me prit nji hije,
Se ndjenjat pa rrâjë, veç dhimbje t’rrije.”
Ishte ajo që dikur s’e nigjoja,
Vetja jemë, që shpesh e mohoja.
“S’vijnë gjith ata që i don n’kët’ jetë,
Disa janë mësim, jo premtim i vërtetë.”
E letra mbyllej me nji rresht t’vonuem:
“Mos harro veten për nji çast t’harruem.
Kur koha t’mungon, bâhu ti ora vetë –
Jeten shkrueje me jetë, jo me andrrën që u tretë.”

Komente 0