Anjeza Mitaj
Za I Arbnisë
Shqipni, moj tokë me dhe e gurë,
Me gjak u ndërtove, s’u ndale kurrë,
N’flakë e n’borë ti mësove me jetue,
Me zemër të zjarrtë, ke flakërue.
Shqipni, moj nanë me shpirt t’pashue,
N’dorë t’shejtë ke gjuhë e za,
Sa të ket nji bir, s’ke me u dorzue,
Ti kurrë s’ke me u tretë, ti kurrë s’ke me ra.
Nën hijen t’ande u rritën trima,
Me pushkë n’dorë e besë në shpi,
Me kangë lahute e lot n’sy,
Me gjuhë t’shqipes, me shpirt t’lirë.
E kur lahuta t’ngrihet prap,
N’krahnuer t’andë gjimon nji hap,
Asht hapi i kombit kah liria,
Asht za i shekujve Arbnia!
Me gjak u ndërtove, s’u ndale kurrë,
N’flakë e n’borë ti mësove me jetue,
Me zemër të zjarrtë, ke flakërue.
Shqipni, moj nanë me shpirt t’pashue,
N’dorë t’shejtë ke gjuhë e za,
Sa të ket nji bir, s’ke me u dorzue,
Ti kurrë s’ke me u tretë, ti kurrë s’ke me ra.
Nën hijen t’ande u rritën trima,
Me pushkë n’dorë e besë në shpi,
Me kangë lahute e lot n’sy,
Me gjuhë t’shqipes, me shpirt t’lirë.
E kur lahuta t’ngrihet prap,
N’krahnuer t’andë gjimon nji hap,
Asht hapi i kombit kah liria,
Asht za i shekujve Arbnia!
Komente 0