>
LETERSISHQIP
Anjeza Mitaj

Në Heshtje

Si mjaltë në buzë t’natës, zbret ngadalë,
Fjalët struken, s’guxojnë me dalë,
Në ajër diçka përshpërit pa zë,
Si nji sekret që se kupton asgjë.

Ti më sheh, por s’thua gjë,
Në heshtje flasin sytë e tu,
Më shumë se çdo fjalë që thua,
Më shumë se çdo betim në mua.

Mendimet shkojnë si fletë në erë,
E heshtja i ndjek pa zhurmë, pa frikë,
Në t’fshehtën e saj ka aq shumë dritë,
Sa edhe nata duket më e mirë.

Mos e prish këtë qetësi të plotë,
Ku shpirti flet pa zë, pa orë,
Në heshtje njeriu e gjen veten,
Në heshtje dashnia merr formë.