>
LETERSISHQIP
Anjeza Mitaj

Jetë, Sa Bukur Ke Dashtë!

Kur agimi çel me dritë t’artë,

e bari flet me vesë n’për gjuhë,

m’duket bota s’ka nevojë për hartë,

veç me ndje natyrën me shpirt e trup.

Gabimet i mbaj si medalje n’qafë,

më mësojnë si ushtar në betejë.

E çdo plagë që m’ka dhimtë dikur,

m’ban me ecë pa ndie nevojë për strehë.

Prandaj ec, pa frikë e pa kthim,

me shpirt në dorë e me ballin nalt.

Kush ka andërr, ka dhe udhë,

edhe baltën e kthen n’art.

Verë në shpirt, jo veç në mot,

po shijoj kët’ ndjenjë të lashtë,

kur qesh me zemër e pi nji gotë,

e thom: “Jetë, sa bukur ke dashtë!”