Anjeza Mitaj
Silueta E Mallit
Kur s’jam askund dhe gjithçka hesht,
më flet nji zbrazëti që djeg pa zë,
më tregon vende pa emër, pa dritë,
Udhë ku këmba s’më shkelë kurrë më..
Një mendim më vjen si fllad i ftohtë,
më ledhaton e më lë me mall,
si duart e dikujt që s’është më këtu
por m’rri në shpirt si gjallë..
Por më mjafton kjo ndjesi pa trup,
ky pezull që rri ndërmjet dheut e ajrit,
Se mungesa djeg e s’fshihet kurrë,
Veç jetoj me siluetën e mallit.
më flet nji zbrazëti që djeg pa zë,
më tregon vende pa emër, pa dritë,
Udhë ku këmba s’më shkelë kurrë më..
Një mendim më vjen si fllad i ftohtë,
më ledhaton e më lë me mall,
si duart e dikujt që s’është më këtu
por m’rri në shpirt si gjallë..
Por më mjafton kjo ndjesi pa trup,
ky pezull që rri ndërmjet dheut e ajrit,
Se mungesa djeg e s’fshihet kurrë,
Veç jetoj me siluetën e mallit.
Komente 0