>
LETERSISHQIP
Anjeza Mitaj

N’heshtje, Rroj

Kam pi prej lotëve që s’ndalen n’faqe,
Kam fjetë me ankthin si n’batanije,
N’shpirt kam nji pyll ku s’hyn as frikë,
Po rriten lisa me rrâjë urtije.

Jetojmë me lot pa kursim,
Me buzë që qeshin veç për faqe,
E n’për dhimbje mësojmë durim,
Si shpirt që thyhet, pa faje.

N’nji udhë ku s’shkel kush ma,
Atje ku era puth tokën e ngratë,
Kam lanë hapat, si fjalë pa za,
E kujtimet që s’flenë asnatë.

N’gurë të ftohtë ka mbirë kujtimi,
Si lule që s’çel, por rron me shpirt,
E hapat e mi si fllad trishtimi,
Ku shpresa flet me nji za t’mpitë.

Mos m’kërko n’vende që i njeh,
As n’fjalët që t’i dhashë dikur,
Unë jam n’udhën e shpirtit pa ndalë,
Atje ku dhimba m’bani burrë.