Anjeza Mitaj
Njeriu I Mbramë
A ka ma rrugë për mue n’ket botë t’verbët?
Ku t’vërtetat digjen e rrenat bajnë ligjë,
Ku fjala ka vdekë e heshtja ka gojë,
e koha s’ec ma, veç rrotullohet n’frikë?
Unë jam njeri që s’ka njohje,
shpëtim as gjykim veç nji kambë n’terr.
Në mendje mbaj kambanë që s’bie kurrë,
veç tingëllon brenda me dhimbje të mjerë.
Në sytë e t’tjervë jam hijë pa peshë,
por mrena rreh zemra si çekiç i egër.
Kam pa perënditë tue i ra n’dhe,
e njerëzit tue u çue mbi frikë si mbretër.
Kujt me i fol kur bota s’ka vesh?
Kur zemrat rrahin veç për interes?
Kur drita gënjen, e terri hesht,
e vërteta s’jep as nji dënesë?
Mos më fol për shpresë, ajo vdes çdo ditë,
n’gojë t’hipokritëve që puthin me fjalë.
Unë kam pi ujin e ftoftë t’vetmisë,
e kam hangër bukën e ngjymë me mall.
Por n’mes t’kësaj bote që rren pa fytyrë,
n’shtatin tem rritet nji farë pa emën.
E din se s’ka dritë, por prap ecën ngadalë
se filozofia nuk fshihet, por flet n’penën.

Komente 0