Anjeza Mitaj
Orët E Harruara
Në rrugë të ngushta ecën njeriu,
Sytë mbërthyer në dritë artificiale.
Shpirti i tij rri pezull si hije,
Kërkon një zë që thotë “je i gjallë”.
Koha i ikën si rërë ndër duar,
ëndrrat thërrmohen, mbesin pluhur.
Nëpër rrjete sociale, orët kalon
Po ku mbeti jeta qe e harron?
E prapë, mes hijeve të realitetit,
një dritë e vogël rri fshehur diku:
ajo është jeta, që flet me zë të brendshëm,
“Mos harro..ende jam këtu.”
Sytë mbërthyer në dritë artificiale.
Shpirti i tij rri pezull si hije,
Kërkon një zë që thotë “je i gjallë”.
Koha i ikën si rërë ndër duar,
ëndrrat thërrmohen, mbesin pluhur.
Nëpër rrjete sociale, orët kalon
Po ku mbeti jeta qe e harron?
E prapë, mes hijeve të realitetit,
një dritë e vogël rri fshehur diku:
ajo është jeta, që flet me zë të brendshëm,
“Mos harro..ende jam këtu.”
Komente 0