Anjeza Mitaj
Kur Të Vdes
Shpresoj që kur të vdes,
Të kujtohem për ngrohtësinë që lashë pas në netët e ftohta të dimrit.
Për kafen që gjithmonë e shërbeja të ngrohtë,
Për krahun që i ofroja gjyshes kur kalonte rrugën,
Për mesazhet me ndjenjë që dërgoja,
Për buzëqeshjet që dhuroja,
Për njerëzit që i bëra të lumtur,
Dhe për mënyrën se si i bëra të ndiheshin.
Por ku ka dritë, ka edhe hije…
Do të kujtohem edhe për ftohtësinë,
Për stuhitë e zemërimit që ndonjëherë më përfshinin,
Për momentet kur ankthi më bëri të hesht,
Për sytë që më kërkuan, por unë nuk i pashë,
Për ata që më qëndruan pranë, por nga të cilët unë u largova,
Për mesazhet që nuk i dërgova,
Për thirrjet që nuk i bëra,
Për ata që i lëndova, pa dashje… ose me dashje.
Shpresoj që kur të vdes, të kujtohem për gjithçka—
Për të mirën dhe të keqen,
Sepse, nëse dua që ata që mbeten pas të më njohin,
Dua të më kujtojnë të vërtetë.
Dua të dinë se bëra gabime,
Se ndonjëherë lëndoja, ndonjëherë shëroja,
Se u rrëzova, por u ngrita,
Se nuk isha e përkryer, por nuk ika pa lënë gjurmë.
Se, më shumë se gjithçka tjetër,
Unë isha njeri.