>
LETERSISHQIP
Anjeza Mitaj

Dilemat E Jetës

Të jesh apo të mos jesh,
Aty ku kanë harruar të jetohet.

Të shprehësh apo të mos shprehësh,
Brishtësinë, aty ku ajo gjykohet.

Të kesh apo të mos kesh,
Ato që po humbim kohën për to.

Të shohësh apo të mos shohësh,
Ëndrrën që tepër sakrifice do.

Të qash apo të mos qash,
Në horizont ku ndjenja merr dobësi.

Të qeshësh apo të mos qeshësh,
Aty ku të gjithë të shohin me zili.

Të duash apo të mos duash,
Aty ku dashuria nuk vlerësohet.

Të shkruash apo të mos shkruash,
Letrën me shpirt, e mos të lexohet.

Të lësh apo të mos lësh,
Të shkuarën… pas të kalojë.

Të flesh apo të mos flesh,
Në një botë që ëndrrat ti shkatërroj.