>
LETERSISHQIP

Hajdutë Nate

Nxitoj në ballkon me laps e letër,
të shoqëroj diellin në mërgim.
Kam një frymëzim sa të shkruaj një kryevepër
për yllin e ndritur,
simbolin e mbrëmjes në ballkonin tim.

Gjatë një lumi fjalësh duke notuar,
shoh botën përtokë tepër të vorbulluar,
çifte që grinden, fëmijë haramë,
shoqëruar me një pentagram notash plotë sharje
që zemrën ma vranë,
e me frymëzimin më çuan në ndarje, divorc.

Po pse kurrë qetësi s'kam patë
të qaj edhe unë hallet e mija?
Ma vodhët mbrëmjen gjer' mesnatë,
O hajdutë të ëndërrave të mija!