>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Nostalgji

Një i"rritur"i moshuar, me ca vite përmbi shpinë…
I lëkundur ne djep malli mes ninullash nostalgjike
Një dëshirë m’erdhi spontane të takoja fëmijërinë
E më shpuri të jetoja, ato vite fantastike…

Eh sa shumë që kemi ecur, pa vetëdije të nxituar
Sa të ëmbëla ato vite, ajo"koha" shumë më parë
Jemi ndarë me njerëz gjaku edhe miq kemi harruar…
Dhe nga motra e vëllai, pa kuptuar jemi ndarë!

Ç’puhiz malli më përkdheli e më bëri pesë vjecar?
A mos ish’dëshirë e ndrydhur, që nga shpirti del pa zë!
Kur jetojmë të gjithë së bashku, ç’ mund të kemi për të ndarë?
Veç një fjalë, një buzëqeshje, një mirëmbrëma dhe asgjë!

Po kam mall ta hajë e mira. Ti nuk ke ashtu si unë?
Unë nuk vi nga planet tjetër, porsi ti m’ tregon pasqyra
Lëre cmirën e inatin, nxirrë njeriun që fle "gjumë"
Mos lejo kurr buzëqeshja, të t’largohet nga fytyra!

Një i "rritur" i moshuar, me ca vite përmbi shpinë
Si fëmijë disa momente me sy mbyllur përjetoja.
Vërtetë trupi mund të plaket, por s’e humb kurrë dashurinë
Edhe unë s’e kisha humbur veç m’u desh ta rikujtoja