>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Nje Rrenje

Një rrënjë pa degë e gjethe
Një rrënjë që nuk shkulet dot
Tani degët janë tharë
Gjethet tretën nëpër botë
Një rrënjë është vetë shpirti im
Që nuk shkulet dot nga trupi
Damarët si degë pemësh
Gjaku dhe zemra si lëngë frutash
Një trup njeriu është vështirë të vdes
Ta ushqesh rrënjën e shpirtit
Zemër njeriu duhet të kesh