>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Pse Të Vajtosh?

Pse të vajtosh, kur mund të gëzosh?
Kur nga e keqja, mundesh, të mirën ta veçosh!
Më trego pse të vajtosh,
për një njeri që më s'egziston?
A nuk të mjaftojnë shtatë bilion?
Pse të vajtosh,
Për një njeri që nuk të dashuron,
kur dikush tjetër, në ëndërr të përqafon?
Pse të vajtosh, pa arsye?
Kur ke Një Milion arsye te gëzosh!
Çohu në këmbë, dhe vallëzo!
Çdo të keqe, ti harro!
Vallëzo, me të mirat që të janë dhuruar!
Me të mirat, që kurrë s'i ke vlerësuar!
Vallëzo,
Pse të vajtosh?
Pse duke vajtuar jetën ta kalosh?
Gëzo,
Në këtë botë të trishtë,
ti vetëm gëzo.
Pse të vajtosh?
Më trego, pse të vajtosh,
Kur mund të gëzosh?