>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Shpirt I Brengosur

Eja ku më je shpirti im?
më mer në krah, m’shtërngo
e puthmë pa pushim
dhe nga brenga më çliro..

Eja shpejt, bëhu flutur
unë t’pres me pa durim
të t’puth syrin e bukur
e ti pusho, në gjoksin tim..

Eja se tash më çmënde
të t’puth buzët e ëmbla
të t’përkëdhel me ëndje
ashtu si nëpër ëndrra..

Eja e bëmë derman
kalo male e shtigje
e ma shuaj këtë zjarr
se shpirti po më digjet..

Eja sikur mbërrine
atë natë me hënë
të dy në shtrat u shtrimë
të përfshirë në emocion..