>
LETERSISHQIP
Arben Mino

Gjuha E Dashur Ilire Arbereore

Somenatë u adunara, me dulinë e të zgjuarjes
tok me feksjen e silës së bardhë të haraksës.
Nanarisja trindullit mëngjesor, dhiks më veksi
Gosnukën e dëgjimit te shqipes mbjatu ma ndezi.

Cicërimat, pipëtimat njerëzore një këndellë
Më mulvënj ndutu fatu kjo jonësi e ëmbël
Era nga flega butësisht faqen përkëdhel
Kujtimet e vjetra në mendje vishtu mi sjell.

Thjesht ndjeva ushëtimin tim nga rrasu mon
Mijevjeçarët dhe navet kalonin me voll
Në vend të të ndryshonin ato, ti i ndryshon
O je pergë e nodhisë apo aksit, apo një zot.

Fllesha se amahjtë ehthra teje nuk ishin lojë
Të luftuan sqev me dregëzi, pa gërma të lanë
Të kallën në kurmin tënd limerë dhe gozhdë
të shpërndanë kadhre për të bjerrë në botë.

U shkruajtje mbucu në dhjetra të huaj alfabetë
Me kryqe, harqe, pika, kunja, viza dhe rrathë
ndërsa ato kalbeshin dhe spovisnin në kërnallë
të fliste me dikë` vadhre çdo vajzë dhe irrbar.

Në kufamë e arth, dardan, qoqar, ngjerosh
Në vërrumë, lumaqe, gavni me vohë, poth, lot
Gjuhë me flurën dhe lavutjen mban në dorë
Të hjeruan dhe të shkruan në çdo ganj e votë.

Të shkelën, poshtësuan me resë dhe shkarzim
Të ndryshuan shumë herë emër dhe çinim
Por ti një emër nuk kishe, dhe as mbarim
ashtu si zoti është veç zot akadmu në gjithësi.

Huazove mushza te dhjetra gjuhë fjalë dhe llari
si ai trupjeli që lëshon përreth filiza si fiti
dijetaret e botës të kqyrnin me pasite` dhe dërti
nuk doje aspak falenderime, haromë por valandi.

Nuk litikoje dhe as kishe qyrë të fliteshe
Frëng atyre që abonsina e parthenjinj
Veç në qënder të dheut që ta kishin zili
Në të bukurën leq të andrës, në Shqipëri.