>
LETERSISHQIP
Ardi Omeri

Kur Fjalët Jane Të Tepërta...

Merrmë dëshirën që vlon…
Hidhmë dëshirën që ke…
Rrite djallin e ëndërrës së bukur,
është i vetmi që Zoti bekon,
që fal, edhe pa Ju lutur...!
Nuk dua vetëm trupin!
Nuk dua vetëm epshin gënjeshtar!
Nuk dua vetëm epshin magjistar…
Nuk dua bëlbezime false,
përralla si me një gjinkallë...!
Dua tjeter të mos shoh!
Dua tjetër të mos njoh!
Dua Perëndinë në ty!
Ti Perëndinë të gjesh,
duke puthur të mitë sy...
Vetë duhet të ma japësh!
S'dua të lutem kur meritoj!
Dua qënien në rilindje…
Dua gjithshka të bukur…
…të keqe edhe në se gaboj...!

Ti, vete ti...
Ik sa s'je vonë...
Eja po je në kohë...
Hidhu po s'ke frikë...
Merrmë e jepmu...
Nuk dua...
...As po...!
...As jo...!