Argjent Mehmeti
Sonte, Duke Menduar, Dua Te Shkruaj
Sonte, duke menduar, dua të shkruaj.
Të them gjërat si i ndiej, si dua që të rrjedhin.
E kaluara, që shpesh më rëndon mbi supe, përgjegjësitë dhe ndërgjegjja që kam brenda kokës, po më vëmë në provë.
Sa gabime kam bërë! Por gabimet për njerëzit nuk janë për gjykim. Dua të më kujtojnë për atë që isha. Ndjenjat e përziera që kam pasur brenda gjatë gjithë jetës po dalin tani në sipërfaqe.
Akoma i dua njerëzit njësoj, nuk është se kam ndryshuar shumë. Vetëm ky gjumë që po bëj më duket se më ka lodhur, dhe nuk e di kur do të vijë dita që të zgjohem.
I kacafytur qëndroj, duke qarë me thonj, me hijet e kësaj jete të pakuptimtë, aq sa edhe të bukur, duke shpresuar që një ditë një dritë do më vijë dhe një rrugë do më hapet.
Dua të shkruaj dhe t’i them botës sa shumë e urrej, por nuk mund ta bëj, sepse ajo që kam fituar, dalëngadalë po më lëkundet në shpirt dhe po thyhet.
Sa shumë që dashuroka njeriu, sa shumë që urrejka! Nuk është faji i tij, por i botës së paskrupullt që belin ia kanë kapur, syte ia kanë shtrënguar.
Prandaj tani unë dua vetëm të shkruaj.

Ese per reflektim personal.