Astrit Gjocaj
Çfarë Mëkati
Seç më vjen një zë prej mali
Po jehon si zë prej vaji
Ndalem dua ta dëgjoj
Kush po qan kush po vajton
Cilët sy janë duke lotuar
Cila zemër sot po klithë
Çfarë mëkati ra mbi të
Që kaq shumë jehon ky zë
Po thonë është kob prej kobësh
Se ja morën vëllain motrës
Veç një vëlla të vetëm pati
Ia vranë për të marrë hak
Cila zemër pat guximin
Cila dorë e bëri krimin
Që thau lulet në këtë pranverë
Që në këtë shtëpi mbylli atë derë…
Po jehon si zë prej vaji
Ndalem dua ta dëgjoj
Kush po qan kush po vajton
Cilët sy janë duke lotuar
Cila zemër sot po klithë
Çfarë mëkati ra mbi të
Që kaq shumë jehon ky zë
Po thonë është kob prej kobësh
Se ja morën vëllain motrës
Veç një vëlla të vetëm pati
Ia vranë për të marrë hak
Cila zemër pat guximin
Cila dorë e bëri krimin
Që thau lulet në këtë pranverë
Që në këtë shtëpi mbylli atë derë…