>
LETERSISHQIP
Astrit Gjocaj

Ku Shkuan

Ku shkuan ëndrrat
Përqafimet ku u tretën
A nuk mjaftoi dashuria
Të jetonim ditët e lumtura

Nga njëri - tjetri mund të ikim
Por me ndjenjat çfarë të bëjmë
Kujtimet ku t’i lëmë
Ankth i jetës do të mbesin
Apo ne do të mbesim pengu i tyre

Mos me shtrëngo me aq dashuri
Kur më thua lamtumirë
S’dua të jetë kaq e ngrohtë
Kur ndonjëherë t’më kujtohet
Dua të jetë akull e ftohtë…