Astrit Gjocaj
Plot Mall
I mbushur plot mall për ty
Ndjeva brenda vetës një zbrazëti
Trëndafilat që m’i dhe më mall i shikoj
Loti nga syri lehtë më pikon
Dhimbja ndizet si flaka mbi prush
Mungesën tënde s’e mbulon dot askush
I lodhur e mërzitur qetësi kërkoj
Në bibliotekën e simpatisë kërkoj
Librin e mbushur fjalë e dashuri
Me vargjet e ngrohta të shkruara nga ti…
Ndjeva brenda vetës një zbrazëti
Trëndafilat që m’i dhe më mall i shikoj
Loti nga syri lehtë më pikon
Dhimbja ndizet si flaka mbi prush
Mungesën tënde s’e mbulon dot askush
I lodhur e mërzitur qetësi kërkoj
Në bibliotekën e simpatisë kërkoj
Librin e mbushur fjalë e dashuri
Me vargjet e ngrohta të shkruara nga ti…