>
LETERSISHQIP
Avni Neziri

Dashuri N'trojet Arbërore

Bukuroshja e trojeve Arbërore,
duararta e Llapit tim,
Lule shpirti kemi qëndisë,
ne të dy për hir të dashurisë.

Yll bukurie, vashë moj zanë,
të ngremë urë, të vij n’matanë,
kodrat e larta, ca t’i ulim,
Dashurisë vargje t’i thurim.

Të rrafshojmë kodra edhe male,
t’shterrojmë detin për dashuri,
trashëgiminë e lidhim besë,
Trojet Arbërore m’japin shpresë