>
LETERSISHQIP
Avni Neziri

Loti I Jetës Time

Loti tretë shkëmb
shterrë e tha dete
me befasi jete
flas vet‘m për vete

nuk m‘bëjnë këmbë
zemra rrahë rëndë
gjak m‘ashtë ba loti
s‘kthej gzofin si moti

lulet e pa vesë
ky qiell shpresë zi
dallgët n‘qepallë
hëna akull ngri

shpinë kërrusun
rrezet m’rëndojnë
nga dëshira e malli
m‘flet me rrudha balli.