>
LETERSISHQIP
Avni Neziri

Ngjyra T‘pista

Ty me o pa sy
prita e kqyra
n’për fotografi e pasqyra
shkri bora
u ndal shiu
ikën katër stinë
deri të t’u pa fytyra
e të doli yndyra,
pa larë a me ngjyra
t’stepun e gojë hapun
si qenët e qartun
pështyje me ngjyrë
sy, shum palë
mëndja na është ndalë
mezi disi u nis
me ngjyra pis,
as gomarë me samarë
as at me shalë
tërbuem s‘ngurojmë
të shohim ç’rrjedh kroni
ç‘trag lë patkoni,
ç‘pordhë hallakatun
nxitim i pa matun,
shpie n‘strehë çatije
zgjohet e nuk bije
ngulet n‘kuj avllie
t‘na dalin sytë duq
pa na pasun hije
t‘lodhun n‘prag shtëpije.