Belantina Venari
Gjyshja Më Kishte Mësuar
Gjyshja, më kishte mësuar,
çërçaf të bardhë të qëndisja,
të hidhja fijen, e duruar
boshllëkun në duar ta vrisja!
Teksa në detaje punoja ëndra,
e mbushja me fijen e mendimit
krijoja realitete siç ma kishte ënda,
me lëmshin, gjilpërën e krijimit!
Mësova ç'ishte puna e dorës,
kënaqësia që të falte mendimi,
eleganca, finesa e kurorës
të cilën ta vishte puna, krijimi!
çërçaf të bardhë të qëndisja,
të hidhja fijen, e duruar
boshllëkun në duar ta vrisja!
Teksa në detaje punoja ëndra,
e mbushja me fijen e mendimit
krijoja realitete siç ma kishte ënda,
me lëmshin, gjilpërën e krijimit!
Mësova ç'ishte puna e dorës,
kënaqësia që të falte mendimi,
eleganca, finesa e kurorës
të cilën ta vishte puna, krijimi!
Komente 0