>
LETERSISHQIP
Belantina Venari

Në Botën Tënde

Do guxoja të hyja në botës tënde
në heshtje, ndoshta dhe pa ftes
do prekja magjinë me ëndje
dhe s'do te ndieja kurrë pendes!

Ndoshta do më merrje për dore
në botën tënde do ishim dy
dy shpirtra me bardhësi dëbore
që shfaqen dhe humbin në ata sy!

Do të ngurosesha në përjetësi
do të mbetesha gjithmon aty
si e paftuar do vidhja dashuri
ta ktheja shumëfish vetëm për ty!