>
LETERSISHQIP
Belantina Venari

Puthje Në Ball

Përtej oqeanit larg isha unë,
Nuk ta shtrëngova dot as dorën
Ditë Qershori thellë re në gjumë,
Ylli i mëngjesit e ndali vetë orën.

Nuk prite kohën që unë të vi,
Fluturove si erë nëpër livall
Lehtë u ngrite në përjetësi
Babë, erdhe më puthe në ball!