Benjamin Krasniqi
Fjala Ime
Fola shumë e asgjë nuk thash
Heshta e shumë thash
Kur fola më thanë "hesht"
Kur heshta, askush nuk foli
Fjala ime u pengoi, sikur dielli i shtatorit
Nuk heshta pse nuk kisha çfarë të thoja
Heshta se injorantët më dëgjonin
Dhe pastaj më keqkuptoni
E me pastaj më keqintërpretoni
Dhe më pastaj më injoronin
Fola kur plaga nuk shërohej
E ilaç nuk gjeja
E dhembjen se duroja
Fola për ta lidhur plagën që kullonte
E askush nuk më dëgjoi, prap
Fola se kisha shumë për të thënë
Për gjakun e humbur
Për nderin e dhënë
Për plisin e djegur
Për kullën e shembur
Për diellin e ndalur
Për hënë e vrarë
Për sofrën e gjakosur
Për hartën e rrudhosur
Për xhaminë e djegur
Për abetaren e ndaluar
Për ty që nuk të gjeta
Për ty që të kisha
Për ty që të humba
Për ty që ike
Nuk fajsoj askë
As kur nuk më lejuan të flas
As kur më shuplaka më gjuajtën
As kur më shanë
As kur "shqiptar nuk je" më thanë
E as kur pran varreve të gjyshërve nuk më lanë
Edhe kur "terrorist musliman" më thanë
Prap do flas e prap do heshti
Prap do më injorojnë
Prap do ma ndalin fjalën
E unë nuk do ndaloj
Rebel e zë drejtësie
Nuk do të ndalem edhe nese më syrgjynosin
Edhe nese fjalët m'i marrin
Jehona e fjalëve do dëgjohet
Qendres historie
Kala e pathyer
Në luftë e në paqe
Në gëzim e lot
Në heshtje e në zhurmë
Fjalën nuk do ta ndali
Për Ademin e Azemin
Për Agimin e Zahirin
Për të parin e të fundit
Për fundin e fillimin
Për babën e për nënën
Për vëllain e për motrën
Për nderin e për votrën
Fjala ime nuk do të ndalet
Heshta e shumë thash
Kur fola më thanë "hesht"
Kur heshta, askush nuk foli
Fjala ime u pengoi, sikur dielli i shtatorit
Nuk heshta pse nuk kisha çfarë të thoja
Heshta se injorantët më dëgjonin
Dhe pastaj më keqkuptoni
E me pastaj më keqintërpretoni
Dhe më pastaj më injoronin
Fola kur plaga nuk shërohej
E ilaç nuk gjeja
E dhembjen se duroja
Fola për ta lidhur plagën që kullonte
E askush nuk më dëgjoi, prap
Fola se kisha shumë për të thënë
Për gjakun e humbur
Për nderin e dhënë
Për plisin e djegur
Për kullën e shembur
Për diellin e ndalur
Për hënë e vrarë
Për sofrën e gjakosur
Për hartën e rrudhosur
Për xhaminë e djegur
Për abetaren e ndaluar
Për ty që nuk të gjeta
Për ty që të kisha
Për ty që të humba
Për ty që ike
Nuk fajsoj askë
As kur nuk më lejuan të flas
As kur më shuplaka më gjuajtën
As kur më shanë
As kur "shqiptar nuk je" më thanë
E as kur pran varreve të gjyshërve nuk më lanë
Edhe kur "terrorist musliman" më thanë
Prap do flas e prap do heshti
Prap do më injorojnë
Prap do ma ndalin fjalën
E unë nuk do ndaloj
Rebel e zë drejtësie
Nuk do të ndalem edhe nese më syrgjynosin
Edhe nese fjalët m'i marrin
Jehona e fjalëve do dëgjohet
Qendres historie
Kala e pathyer
Në luftë e në paqe
Në gëzim e lot
Në heshtje e në zhurmë
Fjalën nuk do ta ndali
Për Ademin e Azemin
Për Agimin e Zahirin
Për të parin e të fundit
Për fundin e fillimin
Për babën e për nënën
Për vëllain e për motrën
Për nderin e për votrën
Fjala ime nuk do të ndalet
Komente 0