>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Takim Imagjinate

Ende nuk jemi takuar
Ndoshta tani takimi nuk ka kuptim
Takimi më i mirë do të jetë ai i imagjinuari, kur do ta bëjmë realitet
Nën dritën e qirinjëve të kuq
Mbi shtratin plotë petale trëndafili
Nën tingujt e rrahjeve të zemrave
E frymëmarrjeve të shpeshta, e fjalëve të ngrohta
Ofshamave plotë afsh e dashuri
Mes zjarrit le të digjet gjithçka
Mu sikur flaka e qiriut
Klithmat e ëmbla që burojnë nga thëllesia, lë të mbulojnë çdo cepë të hapësirës.
Le të rrjedh çdo gjë lehtas