>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Prindërit

Mos ju thuaj as "oh"
Allahu në Kuran ka porosit
"Nënën, nënën, nënën, pastaj babën"
Muhammedi tri here e ka përsërit.
Respektoj sa të jenë gjallë
Ngritu në këmbë kur hynë në shtëpi
Përqafoj e puthi në ball.
Para tyre zërin mos e ngritë
Ata të mësuan të flasësh
Të rritën me shumë mundime
Nuk të mungoj kurrë asgjë
Ata e shkrinë jetën e tyre
Që ti të kesh çdo gjë.
Nëna të fali ngrohtësi
Babi të dha mbrojtje e siguri
Net të tëra pa gjumë kaluan
Kur ti ishe i sëmur
Ata vuanin bashkë me ty
Për çdo dhembje që ti ndieje
Ata lot kishin në sy
Ta zgjatën dorën kur u rrëzove
Të dhanë guxim kur hezitove
Të mbajtën në krahë kur në këmbë nuk qendrove
Tek këmbët e nënës është Xheneti.
Nëna është ngrohtësia jote
Babai është kalaja jote
Të dy janë mbrojtja jote.