>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Koha Nuk Kthehet

Mbrëm ktheva orën prapa, por jo edhe kohën.
Sikur të mund ta ktheja kohën prapa
Të mos gaboja siç gabova
Të mos e shpenzoja kohën kot dhe me ata që nuk e merituan kohën time.
Koha është vetë jeta
Dikur mendoja se minutat janë thjesht nurma pa vlerë.
Tani po e kuptoj që minutat janë çaste jete
Janë jeta ime