>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Erdha Nanë

21 vjetori i rënies
Nanë unë erdha në broz
Mbështjellur me flamur
Erdha në datlindjen time
Ndoshta u vonova pak
Por në Nëntor nuk mund të vija
Isha me Ademin
Qenkam vonuar shumë
Baba nuk më paska prit
Erdha nana te pragu i derës
Hape dhe më përqafo
Jam Zahiri, biri yt
Erdha bashkë me Hakifin e Edmondin
N'kullë sonte me festu datlindjen
Jam vonu e di, por heronjt kthehen të fundit.
E kërkova Ali Ajetin, nuk e takova askund
Ku është Aliu nanë?
Nuk ka festë pa të
As Ilir Konushevcin nuk po e shoh
Ku janë oj nanë?
Pse nuk përgjigjesh?
Jam yt bir, Zahiri.
Ku është flamuri që ma mbuleve fytyrën në djep?
U vonova nanë u vonova
Bombat te stacioni vonuan të palsin
Mos qaj nanë, mos qaj
Se liria donë gjak, nuk rritet pa të
Erdha në broz në mes Prishtine
Edhe në Besianë
Mos ke frikë nanë
Ne po ikim, po shkojmë n'Junik n'kullë te Edmondi po e bëj konakun
Po e bëjmë kuvendin
Amanet nanë po ta lë
Kur të kthehem herën tjetër
Ma kthe flamurin që më ke mbulu në djep.
31.01.2018