>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Unë, Ushtari Pa Liri

Kur ra kushtrimi për liri, unë ishe ende pa i rën fytyrës brisk.
Më digjte zjarri i lirisë.
Nuk mund të duroja, që atdheu të më digjej, e unë të shikoja.
Doja që ta zbukuroja ballin me shqiponjë e me tri shkronja ari.
Nënën përqafova e në ball e putha
Fjalën ia dhash: "Nëse kthehem vijë për ty".
E pash kur i rrodhën lotët, por nuk qau.
Më tha: "Hallall gjiri im. Ose eja mbështjellur me flamur ose eja me liri".
Përqafova babën dhe ia putha dorën
Amanet djalin dhe vajzën
E pash si e uli kokën, rrudhat e ballit iu djersitën.
Ma dha pushkën dhe me tha: "Hallall buka ime. Mos ma korit pushkën e kullën".
Vesha uniformën dhe mora pushkën
Dhash betimin për bashkim
U betova për liri
U besova idealeve
Nuk e dija që në liri
Kam me kërku prap liri.
U ktheva nga lufta
Votra ishte e mbyllur
Baba e nëna nuk më kishin pritur
Varret u kishin humbur
Fëmijët nuk i takova
Mbeta i vetëm, pa askë, pa asgjë, përveç plagëve që më kulloni gjak.
Nuk u pendova për asgjë
Më vrau fakti që ende nuk kishim liri.
Ende po kërkoj liri
Unë ushtari pa ushtri.