>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Nuk U Lodha

Po pres me ardhë ti
Edhe pse e di që nuk vjen
Kjo nuk domethënë që unë jam i çmendur
Por kjo tregon që unë e mbaj fjalën
Nuk u dorëzova asnjëherë duke të pritur
Besova në këtë dashuri
për dallim nga ti
As nuk e mbajte fjalën
As nuk besove në dashuri.
Asnjëherë nuk rreshta së dashuruari
Edhe atëherë kur më fyeve
Kur nuk kishte asnjë shpresë
Edhe kur nuk kishte dritë.
Besova
Edhe kur gënjeje, madje edhe në sy.
Edhe kur flisje pa ndienja
Edhe kur as ti nuk u besoje fjalëve tua
Unë të besova.
Vrapova pas teje kur ikje
Kur doje ndarje
Edhe kur derën e mbyllje.
Nuk u lodha asnjëherë
Prita pa fund