Benjamin Krasniqi
Mos Më Fol Për Dhembjen
Mos më thuaj "jam një shpirt i vuajtur".
Kur krejt çka di për vuajtjen është,
Ajo që ke dëgjuar nga të tjerët dhe ke lexuar,
Në ndonjë roman dashurie.
Nuk mund të flasësh për vuajtjet shpirtërore
Kur shpirti yt asnjëherë nuk ka dashur prej vërteti.
Mos më fol për vuajtjet e zemrës,
Kur asnjëherë nuk ke mbetur zgjuar tërë natën,
Vetëm pse nuk ia ke dëgjuar zërin dikujt që të digjte malli për të.
Mos më fol për dhembjen e zemrës,
Kur asnjëherë zemra nuk të është ndalur,
Kur krejt rastësisht ke takuar atë që zemra e kërkonte,
Ti krejt çka di për vuajtjet është vetëm ajo çka u ke shkaktuar të tjerëve.
Por që asnjëherë nuk e ke provuar në shpirtin dhe zemrën tënde.
Asnjëherë nuk të ka vrarë ndërgjegjja për një fyerje,
Që ia ke bër dikujt,
Që do të donte deri në dhembje të shpirtit,
Dhe deri në vuajtje të zemrës.
Asnjëherë nuk ke e provuar si është të të errësohet shikimi,
Mu në mes të ditës, kur ke parë atë që ty nuk të zinte gjumi tërë natën.
Pra mos më fol për dhembjen dhe vuajtjen,
Sepse çdo gjë që thua është vetëm imagjinatë.

15. II .2016
Komente 0