>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Ty Të Pastroi Allahu

Sa mjerana janë ata që shpifin ndaj teje!
Nuk është hera e parë.
E bën edhe më parë, por Allahu të pastroi.
E si kanë fytyrë të shpifin ndaj teje?
Kur ti linde në shtëpin e Ebu Bekrit.
U rrite dhe u edukove në duartë e tij.
E si mund të shpifin për ty?
Kur gjithçka mësove nga Pejgamberi.
E si mund të të njëllosin krijesat, kur Krijuesi të pastroi dhe dëshmoi për moralin tënd?!
Ti, nëna e besimtarëve muslimanë.
Ishe më burrërore, se burracakët që shpifën ndaj teje.
Sikur e gjithë bota të shpifin për ty,
Ne e dimë të vërtetën.
Ne të duam gjithmonë.
Lutemi që në Xhenet, të jemi afër jush dhe Resulullahut.
23. II .2017