>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Vetvetës

Mos pretendo se dinë gjithçka,
Lufto me injorancën.
Mos u bëj hero,
Kundër padrejtësisë rrebelohu.
Mos thuaj gjithçka që mendon,
Thuaje atë që duhet thënë.
Mos ngul këmbë gjithmonë,
Gjithmonë këmbëngul për atë që ke të drejt.
Mos e ngrit zërin çdo herë,
Ngrite zërin kur të mohohet e drejta.
Sillu me butësi çdoherë me çdokë,
Mos lejo të të shtyp askush asnjëherë.
Nënshtrohu vetëm ndaj Zotit,
Qëndro në këmb para çdokujt.
26. IV. 2017