>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Pas Shumë

Pas shumë buzëqeshjeve fshihet dhembje e madhe.
Pas shumë fytyra ka edhe një tjetër "fytyrë", e ndoshta edhe një tjetër.
Pas shumë rrahjekrahu, fshihet një zili sa mali.
Pas shumë fytyrave të "ëmbla", ka helm më shumë se gjapëri.
Pas shumë fjalëve të bukura, ka një det me zili.
Pas shumë ftesave për kafe, fshihet një kodër interes.
Pas shumë shtrëgimi duarsh, fshihet një gropë e madhe.
Pas shumë përqafimesh, fshihet një shkretëtirë me tradhëti.
Pas shumë darkave plot hare, fshihet një jetë e tërë pendim.
Pas shumë dhuratave, fshihet një pasuri e tërë.
29. VI .2017