>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Dhurata

Bëni dhurata, që të duheni më shumë*.
Pas çdo dhurate të vockël, një dashuri e madhe fshehet.
Dhurata është mënyra për të thënë shumçka, me vetëm një gjest.
Dhurata nuk të varfëron ty, as nuk e pasuron tjetrin, por e shton dashurin dhe e forcon respektin.
Gjuha me e mirë, flitet me dhurata.
Buzëqeshja ështe dhuratë.
Përqafimi është dhuratë.
Dashuria është dhuratë.
Një lule është dhuratë.
Dhuratat e mëdha nuk kanë çmim.
Dashuria nuk paguhet.
Buzëqeshja nuk ka çmim.
Përqafimi nuk blehet.
Vetëm lulja blehet.
Lulja është e lire, po dhuratë e madhe.
Një dashuri që nuk thuhet me fjalë, fshehet pas saj.

30. VII .2017

*Muhammedi alejhis selam