>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Demokracia E Skllavërimit Modern (Ese)

Demokracia e teorive të librave dhe demokracia e realitetit, janë të kundërta, janë sikurse dita me natën.
Demokracia nuk ka arritur të formoj askund një shoqëri ideale dhe një vend kur sundon drejtësia dhe mbretëron rendi e qetësia dhe siguria për të gjithë. Në demokraci drejtësia vlen vetëm për shtresën e ulët dhe të varfër. Ligjin vlen për të dobëtin. Kur vije në shprehje shtresa e lartë dhe personat e klanet e fuqishme, ligji nuk vlen, por ligjin e bëjnë ata vet.
Demokracia ka arritur që të krijoj mekanizma të përshtatshëm, që përmes tyre ta zaptoj dhe kap shtetin. Përmes nepotizmit dhe votës klienteliste ka arritur që struktura dhe klane të ndryshme mafioze të mbesin në pushtet për vite me radhë. Duke pas nën kontroll organet shtypëse siç janë policia dhe gjyqësia, ka arritur të formoj një shtresë të aristokracisë, që rrjedhimisht janë ata që sundojnë.
Demokracia ka krijuar një "njeri të ri", njeri që ka çdo të drejt, e rrjedhimisht asnjë të drejt. Ka krijuar një hibrid në mes të njeriut dhe robotit. Njeri në aspektin material e një robot në aspektin shpirtëror
Me anë të lirive shtazarake ka krijuar njerëz që adhurojnë materien dhe materies i japin përparësi. Ndërsa po ashtu me anë të ligjeve ka arritur që të ndaloj fenë, që është ushqimi shpirtëror.
Demokracia laike dhe materiale, ka prodhuar produkte hibride, gjysmërobotike. Përmes ligjeve pro martesave homo, demokracia ka arritur që njeriun ta vendos nën nivelin e shtazës. Me ligjet për mbrojtjen e martesave homo, demokracia e rrezikon llojin njerëzor.
Demokracia nuk ka krijuar të drejta dhe liri që i propagandon, por ka krijuar një iluzion optik, përmes të cilit manipulon me mendjet e dehura njerëzore.
Demokracia ka krijuar demon politikë, ekonomikë, social, rrjete të fuqishme mafioze, klane famëkeqe ekonomike etj.
Demokracia e ka skllavëruar shoqërinë njerëzore nën iluzionin e lirive universale, dhe hibridit gjysmërobotik antifetar e promaterialist.
8. VIII .2014