Benjamin Krasniqi
Veç Zotit
Askujt mos ia trego:
Sekretet dhe dëshirat.
Sepse?
Askush nuk t'i ruan sekretet,
dhe askush nuk të ndihmon,
t'i realizosh dëshirat.
Askujt mos ia trego:
Plagët dhe dhembjet.
Sepse,
Pasi të ikin nga ti,
Do të godasin në plagët që i ke.
Dhe do të tallen me dhembjet tua.
Askush nuk të ndihmon,
t'i shërosh plagët,
dhe t'i tejkalosh dhembjet.
Sekretet mbaji për vete.
Pendimin bëje tek Zoti.
Plagët, dhembjet, vuajtjet,
Drejtoja vetëm Zotit.
Nëse nuk do që të zhgënjehesh,
Mos beso tek askush
dhe mos kërko nga askush.
Veç Zotin lute dhe kërko nga Ai,
Nuk do të zhgënjehesh.
Sekretet dhe dëshirat.
Sepse?
Askush nuk t'i ruan sekretet,
dhe askush nuk të ndihmon,
t'i realizosh dëshirat.
Askujt mos ia trego:
Plagët dhe dhembjet.
Sepse,
Pasi të ikin nga ti,
Do të godasin në plagët që i ke.
Dhe do të tallen me dhembjet tua.
Askush nuk të ndihmon,
t'i shërosh plagët,
dhe t'i tejkalosh dhembjet.
Sekretet mbaji për vete.
Pendimin bëje tek Zoti.
Plagët, dhembjet, vuajtjet,
Drejtoja vetëm Zotit.
Nëse nuk do që të zhgënjehesh,
Mos beso tek askush
dhe mos kërko nga askush.
Veç Zotin lute dhe kërko nga Ai,
Nuk do të zhgënjehesh.
8. X .2017
Komente 0