>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Sa Pak Jemi Mirënjohës

Sekondi
Neve na duket asgjë
Sepse nuk kemi qenë kurrë të ngulfatur
dhe buzë vdekjes.

Një pikë ujë
Neve na dukët e vogël dhe pa vlerë
Por pyeteni udhëtarin e shkretëtirës
Që i janë tharë buzët për një pikë ujë

Liria
Për neve nuk është diçka e vlefshme
Por vizitojeni dhe pyeteni të burgosurinë
Si jetohet parapa grilave?

Shikimi
Për ty dhe për mua (edhe pse me syze)
Është diçka normale
Por pyeteni të verbërin
Sa do të paguante vetëm për një shikim?
Madje edhe të turbullt.

Sa pak jemi mirënjohës?!