>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Fotogtafia

Rastësisht gjeta një fotografi tënden
Seç më kishte marrë malli të të shihja
Mu duke edhe më e bukur se në takimin e parë
Ka kaluar kohë e gjatë
edhe fotografinë e kishte mbuluar pluhuri
Çuditërisht as pluhuri nuk ta fshihte shkëlqimin e syve.
Memoaret më cytën
dhe zemra kishte tahikardi.
Mendova
Ah sikur ta ktheja kohën
Ta ktheja takimin e fundit
Mos të ta lëshoja dorën
Të të mbaja në gji.
Një lot ra në fotografi.
Sytë më shkuan në oborr
Vjeshta dukej edhe më e zymtë se tjera herë.