>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Ikje

Më fal.
Nuk deshta të të lëndoj
E bëra pa qëllim.
Ika.
U pendova në hapin e parë
Edhe pse rikthimi nuk kishte më kuptim
Ndarja
Ndoshta është më e mira
Të rrim bashkë nuk ka kuptim
Jemi aq të huaj sa nuk njihemi më
Nuk ika pse nuk të deshta
Madje ende të dua .
Malli më ka marrë shumë
Vetëm të të shoh, qofsht edhe nga larg.
Të thërras nuk ka kuptim
Të rikthehem nuk ka kuptim
Të rri larg teje nuk mundem
Më mungon çdo çast
E di që do ta lexosh këtë poezi
Madje edhe ndoshta do të qash
Do t'i kujtosh çastet e mira mes nesh.
Por është e kotë
Shumë gjëra na ndajnë
e asgjë nuk na bashkon
Nuk e menduam asnjëherë ndarjen
Por kur erdhi nuk u befasuam
Ishin të përgaditur në heshtje
Menduam se kishim ndërtuar kala mesjetare
e nuk do ta shembte askush.
Ne paskemi pas ndërtuar kallose qelqi
u shmebë nga një guri i vogël.
Mos më pyet pse ike?
Por përgjigju pse u ftohë dashuri, që vlonte nga afshi.
Si u tretë dashuria?
Apo nuk paska pasur dashuri asnjëherë?.
E paskemi gënjyer njëri-tjetrin.
Madje edhe në sy.