>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Zemra Egoiste

Nuk dua të jem pjesë e asaj zemre
Ku unë nuk e kam tërë hapësirën në dispozicion
Ku të kem mundësinë, të luaj e të gëzohem,
Sikur një fëmijë i vogël në kopsht
Nuk dua të jem pjesë e asaj jete
Ku unë nuk e kam vlerën më të madhe
Dhe ku unë nuk jam gjëja më e çmuar
Dua të jem pjesë e asaj zemre,
ku gjithçka për mua frymon
Kjo tingëllon shumë egoiste dhe pa modesti
Por dua të marrë atë që jap.
Atë zemër që e fus në zemrën time
Aty çdo gjë do frymoj për të
Tërë hapësira e zemër sime, do jetë e saj
Atë jetë që e fus në jetën time
Ajo zemër do jetë gjëja më e çmuar,
Që unë do kem në jetën time.
21. I .2014