>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Nuk Ka Fund

Nuk ka fund, përderisa ende kemi kujtime.
Nuk ka fund, përderisa ti mban fotografitë e mia, e unë tuat.
Nuk ka fund, përderisa zgjohemi me mallin për njëri-tjetrin.
Nuk ka fund, përderisa ende thurim vargje dashurie.
Nuk ka fund, përderisa ende dridhemi kur në rrugë takohemi.
Nuk ka fund, përderisa zemra na rrah si e çmendur, kur vetëm emrin njëri-tjetrit ia përmendim.
Nuk ka fund, përderisa frymëmarrja ndryshon, vetëm kur i kujtojmë takimet tona.
Mund të shahemi e mallkohemi, por në zemër duhemi shumë.
Nuk ndahen zemrat, edhe pse trupat janë ndarë.
Ditët janë veç numra.
Asgjë nuk ndryshon.
Asgjë nuk pakësohet.
Asgjë nuk kalon.
Vitet janë veç numra.
Dashuria nuk shuhet.
Mallit vetëm shtohet.
Dëshira për t’u takuar rritet.
Emocioni rritet.
Koha është thjeshtë numër.
Dashuria nuk plaket.
Dëshira nuk zbehet.
Malli nuk shuhet.
Ëndrra rritet.
Gjithçka do të vdes dikur, madje edhe unë e ti, por dashuria jonë asnjëherë.
Gjithçka do të shuhet një ditë, por jo edhe afshi ynë.
Gjithçka do të humb kuptimin një ditë, veç dëshira jonë për t’u takuar jo.
Nuk ka fund, përderisa çdo ditë lutemi që të jemi bashkë.